Lionel Messi është i lumtur për kthimin në kombëtare, pas dëmtimit, por jo aq për barazimin 1:1 ndaj Venezuelës.
Kapiteni i Argjentinës e komentoi kështu ndeshjen në transfertë, e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut, me synim sigurimin e biletave finale të Botërorit 2026:
“Ishte një pritje e gjatë për të luajtur përsëri. Kishte kaluar një kohë e gjatë pa luajtur me kombëtaren, më kishte munguar kjo fanellë. Natyrisht, ndihem i lumtur që jam kthyer, që jam në gjendje të kem vazhdimësi, të jem sërish këtu.
Nëse themi të vërtetën është bërë shumë e vështirë të luash këtu, në të tilla kushte.
Grumbullimi nuk na ndihmoi të bënim atë që donim. Nuk ishim të përgatitur për një ndeshje të tillë, u zumë në befasi për të luajtur me topat e dytë dhe shfrytëzuar gabimet e kundërshtarit.
Nuk ia dolëm dot të bënim dy pasime radhazi për shkak të kushteve skandaloze të fushës. Jam i lumtur të luaj sërish në Argjentinë, të martën. Tani do të udhëtojmë, do të pushojmë dhe do të përgatitemi për ndeshjen në shtëpi”.