Futbolli francvez tronditet nga ndarja e parakohshme nga jeta e e futbollistit Alexis Lescaille, 34-vjeçar i La Châtaigneraie. Pesë ditë më parë, në stadiumin Bétard, ai luajti një ndeshje kundër rezervave të Angers.
Në minutën e 72-të të takimit, ai u rrëzua përtokë pa ndjenja, pasi ekzekutoi një goditje dënimi. Lescaille u trajtua menjëherë përpara se të transportohej në spitalin La Roche-sur-Yon, ku u diagnostikua me aneurizëm (çarje e papritur e enëve të gjakut).
Siç raporton Ouest-France, kjo është vdekja e tretë në vetëm katër muaj brenda klubit të kategorisë së pestë.
“Kam më shumë se 30 vite president, nuk kam përjetuar kurrë një vit kaq të errët… Është dramatike”, komentoi presidenti Alain Brillouet.