• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vikendi sjell dy derbi fantastikë në Superligën e basketbollit

11/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rivalët e moçëm në basketbollin e Kosovës, ndeshen mes vete këtë të shtunë.

Sigal Prishtina është nikoqire e Pejës, në duelin që e hap xhiron e pestë në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

Kjo përballje fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova.

Kryeqytetasit kanë vetëm një humbje deri tani, krahas tri fitoreve, kurse Peja ka triumfuar në dy raste, e aq herë edhe ka humbur, raporton Klankosova.tv.

Në po të njejtën ditë, në K-sport vjen dueli ndërmjet Borës dhe Vëllaznimit.

Edhe e diela nis me një derbi të zjarrtë.

Në palestren “13 Qershori” në Suharekë, Golden Eagle Ylli e pret Bashkimin. Këta të fundit që kur ka filluar edicioni i ri i garave, nuk njohin humbje, karahas vendasëve që në katër ndeshjet e para kanë fituar dhe humbur nga dy sosh.

Java e pestë në elitën e basketbollit mbyllet në “Sezair Surroi”, ku Proton Cable Prizreni i pret kampionët aktual, Trepçën.

Next Post

Rivalët e Shqipërisë dhe 10 skuadra të tjera në fushë, trajnerët vendosin për titullarët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.