• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kualifikueset e Botërorit 2026-të/ Brazili zgjohet nga ‘gjumi’, Mesit i prishet rikthimi me Argjentinën

12/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Më në fund ka reaguar Brazili dhe është zgjuar për të mos humbur trenin e Botërorit të vitit 2026.

“Seleçao” ka marrë vendin e katërt të klasifikimit duke fituar 2-1 ndaj një Kili në krizë që është i parafundit me vetëm 5 pikë.

Pas avantazhit fillestar të Edu Vargas erdhi përmbysja e Brazilit me Igor Zhezus dhe Luiz Henriken.

Ndërkohë që në ndeshjet e tjera, Rondon ka ndalur Argjentinën në barazim 1-1 me Venezuelën në rikthimin e Mesit. “Albiçelstet” janë në vendin e parë +3 nga Kolumbia që ka humbur kundër Bolivisë 1-0.

Pesë herë kampionët e botës shmangin telashet dhe e bëjnë me 2 lojtarët e kampionatit brazilian dhe të Kupës Libertadores. Igor Zhezus dhe Luiz Henrike, dy talentet e Atletikos së Mineiros firmosën fitoren 2-1 ndaj Kilit.

Endrik dhe Martineli e nisën nga pankina, ndërsa Rodrigo, Savio dhe Rafinja pas shpinës së Zhezusit që luajti ndeshjen e tij të parë si titullar në kombëtare. Por nisja e ndeshjes ishte shokuese me goditjen me kokë të Edu Vargasit për avantazhin e Kilit pas 2 minutash lojë.

Brazili dominon në qarkullimin e topit, por mbrojtja e udhëhequr nga Maripan duron deri në fundin e pjesës së parë. Krosimi i Savinjos gjen mirë Igor Zhezusin dhe Brazili barazon. Nga kjo situatë kërkojnë dhe shtyjnë gjithnjë e më shumë për të marrë avantazhin.

Minutat kalojnë dhe gjithçka duket sikur do të shkonte drejt barazimit por në minutën e 89-të shënon Luiz Henrike me një të majtë fantastike.

Tri pikë të arta për Brazilin që ngjitet në vendin e katërt të klasifikimit në kuotën e 13 pikëve. Katastrofë për Kilin, që është i parafundit me 3 pikë. Epoka “Gareka” duket se po përfundon. Kjo ishte humbja e katërt radhazi për “Rohan” dhe Botërori duket një mirazh.

Kishte pritshmëri të mëdha për rikthimin e Lionel Mesit, titullar për herë të parë pas dëmtimit në Kupën e Amerikës, por është Salomon Rondon që prish “festën”.

Argjentina që ishte nisur me shumë vonesë nga Majemi për shkak të uraganit Milton, barazoi 1-1 në “Monumental di Maturin”. Ishte një fushë në kushte kritike dhe në limitet e rregullores me topin që bëhej i vështirë për t’u kontrolluar. Lautaro e nis nga pankina, ndërkohë që Almada luan pas shpinës së Mesit dhe Hulian Alvarezit, ndërsa Ruli është ai që zëvendësoi Martinezin.

Mjaftojnë vetëm 13 minuta që Argjentina të shënojë. Ish-lojtari i Udinezes, Romo ndal topin në një farë mënyrë dhe Otamendi vjen për ta shtyrë në rrjetë. Por Venezuela kundërpërgjigjet menjëherë me Rondon që kishte 4 mundësi në pjesën e parë për të barazuar.

Dueli vazhdon edhe në pjesën e dytë dhe pavarësisht qasjes më mbrojtëse të Argjentinës, Rondon ia del që të shënojë golin e barazimit.

Mesi shpërdoron një rast për avantazhin, ndërsa Lautaro aktivizohet 5 minuta nga fundi.

Argjentina vazhdon të lërë pikë edhe pas humbjes me Kolumbinë, megjithatë janë të parët +3 nga “Cafeteros”.

Next Post

Prapaskenat e ndeshjes mes Bosnjës dhe Gjermanisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.