Sunday, 24. May 2026
Sport

Prapaskenat e ndeshjes mes Bosnjës dhe Gjermanisë

GS 12/10/2024 2 Min. Lesezeit

Mbrëmë, kombëtarja e Bosnje dhe Hercegovinës i bëri një prapaskenë asaj të Gjermanisë.

Ndeshja, e cila u luajt në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve, u zhvillua në një lokacion jo fortë të zakonshëm për një kombëtare si Gjermania.

Kombëtarja boshnjake nuk arriti që të sigurojë certifikimin e UEFA-s për përdorimin e stadiumit në kryeqytet.

Kështu, ata u desh ta presin kombëtaren gjermane në stadiumin “Bilino Polje” në qytetin e Zenicës.

Ky stadium i përket kategorisë së dytë, dhe i përket ekipit të NK Celik.

Stadiumi është ndërtuar në vitin 1972, derisa është një stadium që kombëtares boshnjake shpesh i takon të luajë aty. Ky lokacion mirëpret shpeshherë edhe ndeshje të regbisë, që kombëtarja boshnjake i zhvillon.

Për këtë stadium foli edhe portieri i kombëtares gjermane, Alexander Nubel.

“Kemi gjetur një kabinë shkolle këtu, por kjo nuk është gjë e keqe. Shumë bukur tradicionale! Dhe atmosfera është sigurisht e nxehtë, kjo është ajo që ka rëndësi”, tha Nubel.

Gjermania fitoi 2-1, me dy gola të shënuar nga sulmuesi i Stuttgartit, Deniz Undav. Për Bosnjën në fund të ndeshjes shënoi Edin Dzeko.

Teilen: