Sunday, 24. May 2026
Sport

Kosova sulmon me Rrahmanin, Saipi debuton në portë

GS 12/10/2024 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi Franko Foda ka befasuar me formacionin e Kosovës kundër Lituanisë, në ndeshjen që nis nga ora 15:00, në Kaunas.

Në portë starton Amir Saipi, ardhja e re e Kosovës, që zëvendëson Aro Muriqin. Ky i fundit u përfshi në incidentin e përjashtimit të tre lojtarëve muajin e kaluar dhe është “kurbani” i Fodës.

Në mbrojtje startojnë Dellova me kapitenin Amir Rrahmani, derisa në krah janë Mërgim Vojvoda e Donat Rrudhani.

Mesfusha nuk ka ndryshime me Valon Berishën e Elvis Rexhbeqajn, ndërsa reparti ofanziv nis me Edon Zhegrovën, Florent Muslinë, Milot Rashicën dhe Albion Rrahmanin.

Screenshot

Teilen: