Sunday, 24. May 2026
Sport

Kthehet harmonia dhe loja e mirë, Kosova triumfon në Lituani

GS 12/10/2024 2 Min. Lesezeit

Me lojë të bukur, dy gola dhe mbizotërim të plotë, Kombëtarja e Kosovës në futboll, e mposhti bindshëm Lituaninë për fitoren e dytë rresht në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” triumfuan me rezultat 1:2 në Kaunas për të përforcuar pozitën e dytë në tabelë, në grupin C2 të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi Franco Foda befasoi me përbërjen e parë, duke ia besuar portën debutuesit Amir Shaipi, në mungesë të Muriqit të lënduar ndërsa në qendër të mbrojtjes vendosi Dellovën krah Amir Rrahmanit.

Faza e sulmit udhëhiqej nga Zhegrova, Rashica, Muslija e Rrahmani, derisa frytet e ndryshimit u vërejtën herët.

Me një gol të bukur të Zhegrovës në minutën e 20-të, Kosova kaloi në epërsi, ndërsa ishte me fat pasi Lituanisë iu anulua goli për pozotë jashtë loje.

Dominimi i Kosovës u pa edhe në pjesën e dytë kur pas disa rasteve, zëvendësuesi Ermal Krasniqi shënoi për 2:0, që ishte goli i tij i parë me fanellën e kombëtares.

Në minutën e 84-të vendësit kthehen në lojë me golin e Golubickas, pas daljes së gabuar të portierit Shaipi, por megjithë fundin dramatik, kjo nuk pengoj fitoren e mysafirëve.

Me këtë triumf “Dardanët” kanë 6 pikë nga tri ndeshje të zhvilluara në grup, derisa të martën luajnë ndaj Qipros, në Prishtinë.

Teilen: