• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drejtori i ri, Viana zëvendëson Begiristainin te Siti

13/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mançester Siti ka rënë dakord për një marrëveshje për Hugo Vianën e Sportingut të Lisbonës për të marrë rolin e Txiki Begiristainit pasi një epokë e re do të nisë në stadiumin “Etihad”. Begiristain, i vlerësuar si një nga drejtorët më të mirë sportivë në futbollin evropian, do të largohet nga kampionët e Premier Ligës në fund të sezonit. 

via

Viana, ish-mesfushori i Njukasëllit, kryesoi këtë listë pasi bëri përshtypje gjatë gjashtë viteve të tij te Sportingu i Lisbonës, ndërsa punonte me menaxherin Ruben Amorim. Sportingu ka fituar dy nga katër titujt e fundit në kampionatin portugez dhe është në krye të kampionatit edhe këtë sezon, me tetë fitore radhazi. Dhe si për ironi të fatit, ata do të luajnë kundër Mançester Sitit të Pep Guardiolës në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve në fillim të muajit të ardhshëm dhe lëvizja e Vianës pritet të finalizohet përpara kësaj ndeshjeje.

Vendimi i 41-vjeçarit për të paguar më shumë se 10 milionë paund për të marrë Amorim nga Braga në vitin 2020 u pa si katalizator për bashkëpunimin e suksesshëm mes tyre. Mançester Siti dëshiron që drejtori i ri sportiv të ketë një periudhë ambientimi ku të ketë mundësinë që të punojë së bashku me Begiristainin gjashtë muaj përpara daljes në pension të drejtuesit të Mançester Sitit. E ardhmja e Pep Guardiolës mbetet ende në ajër, ndërsa 53-vjeçari ka kontratë në fund të sezonit në “Etihad”.

Ai nuk ka dhënë asnjë sinjal për vendimin e tij, ndërsa klubi dëshiron që të rinovojë me trajnerin më të suksesshëm të historisë. Pep tha fundjavën e shkuar se do të presim dhe do të shohim kur të vijë momenti për të parë atë që do të ndodhë, pavarësisht se “Mail Sport” këmbëngulte pak muaj më parë se ai e ka marrë vendimin dhe ka vendosur që të mos firmosë një kontratë të re. Begiristain është një mik i ngushtë i Guardiolës, ndërsa ka qenë drejtori sportiv që e emëroi në Barcelonë pas shkarkimit të Frenk Rajkardit.

Ata u takuan për herë të parë si shokë skuadre te Barça. “Txiki është çelësi i gjithë kësaj,” tha Guardiola vite më vonë në prezantimin te Siti në 2016. “Kur askush tjetër nuk do të rrezikonte me mua, kur ndoshta 3 për qind e njerëzve te Barça besonin tek unë, ai ishte ai që këmbënguli për emërimin tim në ekipin e parë. Asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa të. Nëse Txiki do të punonte për Çelsin, me siguri do ta kisha zgjedhur Çelsin”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Serbët gabojnë përsëri, flamuj dhe kore nacionaliste “dominojnë” ndeshjen e Nations League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.