Wednesday, 2. September 2026
Sport

Siner fenomenal, mund Xhokoviçin në dy sete në Shangai

GS 13/10/2024 1 Min. Lesezeit

Janik Siner fiton “Rolex Shanghai Masters” pasi mundi në finale Novak Xhokoviç. Italiani arriti që të bënte të tijin trofeun prestigjoz duke mundur tenistin serb në dy sete (7-6, 6-3).

Finalja ishte mjaft e rëndësishme për numrin një të botës, Xhokoviç, i cili kurrë nuk ka fshehur faktin se tani luan për të vendosur rekorde të rinj.

Në rast triumfi Xhokoviç do të festonte titullin e 100-të në karrierë ç’ka do ta afronte edhe me shumë me rekordmenë si Xhimi Konors (109) dhe Rozher Federer (103).

Teilen: