• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Nuk kam pse sqaroj askënd”, Spaleti nuk i kërkon falje Inzagit dhe flet kundër luftës: Duhet të bindim izraelitët që t’i japin fund

13/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti, ka bërë të qartë se nuk ka pasur asnjë telefonatë mes tij dhe Simone Inzagit rreth deklaratave që tekniku i të kaltërve kishte bërë rreth homologut të Interit për çështjen e përgjimeve me ultrasit mafiozë. “Mua nuk më ka marrë askush në telefon për çështje të tilla, unë di edhe si të mbyll telefonin”, ishin komentet e Spaletit që u raportua se kishin bezdisur Inzagin.

spaleti

Mediat italiane dje raportuan për një bisedë telefonike mes dy trajnerëve që kishte vendosur paqen, por Spaleti sot bëri të qartë se diçka e tillë nuk kishte ndodhur. “Unë nuk kam pse t’i sqaroj asgjë askujt, unë thjesht i jam përgjigjur një pyetje rreth mënyrës se si sillem unë në situata të veçanta”, tha Spaleti sot në konferencë për mediat.

Më pas, ai u ndal edhe në një tjetër temë delikate, atë të luftës në rripin e Gazës dhe ofensivës izraelite ndaj palestinezëve. “Shkojmë të luajmë ndeshjen me shpresën që të bindim gjithmonë e më shumë njerëz, pasi mendoj se ka shumë izraelitë që nuk e duan luftën dhe ne duhet të bindim gjithmonë më shumë që kjo është diçka që duhet të përfundojë”, tha Spaleti.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Jaku-Gjyla, Shqipëria U19 mund Malin e Zi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.