Në ditën e 4-ët të Ligës së Kombeve, Anglia e Lee Carsley mundi 3-1 Finlandën në stadiumin Olimpik të Helsinkit dhe kështu i dha një goditje disfatës befasuese të pësuar pak ditë më parë ndaj Greqisë.
Grealish zhbllokoi ndeshjen (18′), i shërbyer nga një asistim i bukur nga Angel Gomes, ndërsa Alexander-Arnold dhe Rice shënuan në pjesën e dytë (74′ dhe 84′). Golin finlandez e shënoi Hoskonen (87′). Britanikët ngrihen në 9 pikë, duke i bërë presion Greqisë.