Sunday, 24. May 2026
Sport

FOTO/ Cristiano Ronaldo nxjerr në treg koleksionin e tij të orëve luksoze

GS 14/10/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, në bashkëpunim me markën e njohur “Jacob&Co”, ka nxjerrë në treg koleksionin e tij të orëve.

Ylli i futbollit së bashku me markën në fjalë, e ngritën bashkëpunimin e tyre në një nivel më të lartë dhe marrëdhënia e tyre u rrit gjatë dy dekadave të fundit, pasi portugezi ishte në kulmin e karrierës së tij futbollistike.

Image

Ajo që nisi si një miqësi kur Ronaldo ishte ende një talent i ri i futbollit, tani është zhvilluar në një bashkëpunim biznesi që bashkon dy emra të shquar në sport dhe ora.

‘Gjithmonë kam ëndërruar të kem koleksionin tim të orëve. ‘@jacobandco Flight of CR7; dhe ‘Heart of CR7’ frymëzohet nga disa prej momenteve të mia më ikonike në fushë.

Shpresoj që t’ju pëlqejnë po aq sa unë’, shkruan Ronaldo në postimin e tij në Instagram.

Image

Teilen: