• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një dekadë nga lëshimi i dronit në Beograd

14/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë kaluar dhjetë vjet nga ndeshja e famshme Serbi – Shqipëri, e cila u ndërpre për shkak të tensioneve dhe përleshjes në fushë.

Më 14 tetor të vitit 2014, Shqipëria zbarkoi në Beograd për të luajtur ndeshjen kualifikuese për Evropianin “Franca 2016”.

Ndeshja që ishte e tensionuar, u ndërpre pak minuta pa përfunduar pjesa e parë në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Një flamur me hartën e Shqipërisë së madhe, ku ishte shkruar “Autochthonous” që bartej me dron u lëshua në stadium, episod ku që u shoqërua me tensione e dhunë jo vetëm nga lojtarët e Serbisë por edhe tifozët vendas kundrejt futbollistëve shqiptarë.

Kapiteni Lorik Cana, Taulant Xhaka, Andi Lila e të tjerët u përleshën për ta mbrojtur flamurin që përfaqësonte Shqipërinë e madhe, gjë që bëri ndeshja të ndërpreret dhe pastaj të regjistrohet me rezultatin zyrtar 3:0 nga UEFA në favor të Shqipërisë.

Këto kualifikime ishin edhe historike për Shqipërinë, e cila pastaj siguroi pjesëmarrjen për herë të parë në një kampionat evropian, garë në të cilën “kuqezinjtë” regjistruan një fitore dhe dy humbje në fazën e grupeve.

Ndërkohë, një dekadë pas kësaj ngjarjeje në Beograd, Federata Shqiptare e Futbollit së bashku me atë të Serbisë, do ta organizojnë së bashku Evropianin e vitit 2027 për grumposhën U21.

Next Post

Në “radarët” e Milan bie talenti danez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.