• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skandal ndërkombëtar, përfaqësuesen e Nigerisë e mbyllin gjithë natën në aeroport! Bojkotohet ndeshja

14/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një skandal ndërkombëtar ka shpërthyer në Kupën e Kombeve të Afrikës, me futbollistët e Nigerisë që janë bërë viktima të një situate shumë të pakëndshme. Përfaqësuesja nigeriane, duhej të luante ndaj Libisë ndeshjen e saj në Kupën e Kombeve, pak ditë pasi kishte pritur në shtëpi këtë të fundit duke e mposhtur 1-0.

fghfghfghfghfghfghfgh

Por në vend që të udhëtonte drejt qytetit të Bengazit ku luhet ndeshja, avioni është kthyer dhe është detyruar të ulet në La Abraq, rreth 200 kilometra larg Bengazit. Atje, lojtarët nuk janë lejuar të dalin nga aeroporti dhe as të shkonin në hotel, duke kaluar gjithë natën në stola aeroport, pa ushqime dhe pa asnjë lloj ndihme nga vendasit.

Sipas asaj që raportohet në media, kjo ishte “hakmarrja” e libianëve të cilët pretendonin se ishin trajtuar keq në Nigeri, pasi kishte pasur një vonesë autobusi dhe në nisjen e avionit. Por Nigeria nuk ka pranuar kushte të tilla, sidomos yjet e kësaj skuadre si Bonifejs i Leverkusenit, Iheanaço, Lukman apo Trost Ekong. Ky i fundit, në rolin e kapitenit, ka marrë vendimin ekipi që të bojkotojë ndeshjen dhe kjo është mbështetur edhe nga Federata.

fghfghgfhgfhgfhf

Futbollistët bënë të ditur se nuk do të pranonin më kushte të tilla në asnjë ndeshje dhe kanë nisur menjëherë kthimin drejt klubeve të tyre, duke zhytur në kaos Kupën e Kombeve të Afrikës ku Nigeria është zakonisht një nga protagonistet kryesore.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zhegrova: Unë nuk e ndjejë presionin, nesër japim maksimumin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.