• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Scaloni: Lautaro meriton të fitojë “Topin e Artë”

15/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Takimi është më 28 tetor në Paris, aty ku France Football do të japë çmimin e shumëpritur “Topi i Artë”. Dhe mes 30 finalistëve, ku Messi dhe Cristiano Ronaldo do të mungojnë për herë të parë pas 21 vitesh, nuk ka italianë por disa protagonistë të Serisë A: ky është rasti i Calhanoglu dhe Lookman, por edhe lojtarët e rinj të Romës Hummels dhe Dovbyk.

Në listë padyshim nuk mund të mungojë Lautaro Martinez, kapiteni i Interit dhe golashënuesi më i mirë i Serisë A, i cili festoi yllin e dytë me zikaltërit, por edhe triumfin në Copa America me Argjentinën.

Një sezon si protagonist absolut për “Toron”, i cili ndër të tjera do të garojë për çmimin Bellingham, Haaland, Mbappé, Rodri dhe Vinicius. Megjithatë, ka nga ata që nuk kanë dyshime për fitoren e mundshme të Lautaros në këtë edicion të Topit të Artë.

“Unë e meritoj të jem atje”, tha Lautaro së fundmi për këtë temë. Lionel Scaloni, trajneri i Argjentinës, u ekspozua edhe më shumë, duke treguar sulmuesin si lojtarin që meriton të fitojë çmimin:

“Lautaro ka pasur një vit spektakolar. Ai e meriton më shumë se kushdo. E vlerësoj shumë. Shpresoj që ta fitojë. Ai ka qenë me ne që nga minuta zero. Shpresoj se ai mund ta fitojë atë, ai është një djalë që e vlerësoj shumë dhe shpresoj që ta ketë këtë mundësi. Dhe nëse jo tani, do të vijë më vonë sepse ai ka ende një të ardhme të madhe përpara tij”, – tha trajneri në prag të ndeshjes kundër Bolivisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Next Post

Mungesat te Spanja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.