Sunday, 24. May 2026
Sport

Sonte ndeshja Kosovë: Qipro- A do të ketë një fitore të rradhës për “Dardanët”?

GS 15/10/2024 1 Min. Lesezeit

Në kuadër të Ligës së Kombeve, sonte ndeshja Kosova-Qipro, fillon nga 20:45.

“Dardanët” do të presin sonte kombëtaren e Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Thelbësore është triumfi i vendasve sonte, por, paralelisht lideri i Grupit 2 të Ligës C, Rumania, duhet të humbasë ndeshjen ndaj lituanezëve që gjërat të shkojnë në favorin e Kosovës.

Rumania aktualisht po e udhëheq grupin, ku nga tre ndeshje ka tre fitore.

Kosova në anën tjetër nga tre ndeshje ka dy fitore dhe një humbje, e kjo e fundit nga Rumania.

Në rast se Rumania kalon në disavantazh ndaj lituanezëve ndeshja që do të zhvillohet në Bukuresht, do të shndërrohej në një finale të madhe për reprezentacionin kosovar.

3 pikë aty do të nënkuptonin vendin e parë në grup, duke hapur seriozisht rrugën për një kualifikim eventual në kampionatin botëror, përmes Ligës së Kombeve.

Ndërkaq, nëse sonte dhe Kosova edhe Rumania fitojnë, atëherë në ndeshjen e fundit, përfaqësuesja jonë duhet të triumfojë me katër gola dallim ndaj ekipit kundërshtar./Lajmi.net

Teilen: