Sunday, 24. May 2026
Sport

Mbappe dyshohet për përdhunimin e një femre në Suedi

GS 15/10/2024 1 Min. Lesezeit

Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe është akuzuar për përdhunim të një gruaja gjatë një vizite në Stockholm të Suedisë.

Ngjarja supozohet se ka ndodhur më datën 10 tetor, ndërsa autoriteti i prokurorisë suedeze ka konfirmuar se një kallëzim penal tashmë është dorëzuar në polici.

Edhe pse emri i personit nuk është bërë publik, mediumet suedeze kanë raportuar se personi në fjalë dyshohet të jetë francezi Mbappe.

Mbappe nuk ftua nga Franca për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve, kështu që sulmuesi së bashku me disa shokë e vizitoi kryeqytetin suedez javën e shkuar.

Sipas mediumeve suedeze, thuhet se Mbappe me shokët e tij darkoi në një restorant përpara se të shkonte në një klub nate, ndërsa nga Suedia është larguar të premten e shkuar.

Thuhet se ankesa për përdhunim është paraqitur të shtunën pasi viktima e supozuar kishte kërkuar trajtim mjekësor.

Teilen: