Sunday, 24. May 2026
Sport

Panathinaikos gjest bujar për familjen e Baldok, paguan pagën për tri vite

GS 15/10/2024 1 Min. Lesezeit

Klubi grek i Panathinaikos ka bërë me dije se nuk do ta braktisë familjen e lojtarit George Baldock pas vdekjes së tij të papritur.

Ish-lojtari u gjend i pajetë në pishinën e tij në Glydafa të Athinës më datë 9 tetor.

Burime pranë klubit grek kanë bërë me dije se do të respektojë kontratën e plotë të Baldok për të mbështetur familjen e tij.

Mbrojtësi u transferua në Greqi këtë verë duke nënshkruar një kontratë tri vjeçare pasi bëri 219 paraqitje për Shefeldin.

Teilen: