• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Dardanët” e vegjël marrin një barazim që i shpëton nga vendi i fundit në grup

15/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës U-17 ka zhvilluar sot takimin e fundit në grupin e saj kualifikues, grupi i katërt, në kuadër të Europianit U-17. Kosovarët e vegjël kanë luajtur kundër Kazakistanit të po asaj grup moshe, në “Academie Robert Louis” të Liezhit (Liege).

Ndeshjet e kësaj moshë të kombëtares kosovare janë luajtur në Belgjikë pasi kështu vendosi UEFA duke qenë se Belgjika ishte pjesë e grupit të Kosovës. Pikërisht kundër belgëve “Dardanët” e vegjël janë mposhtur radhën e kaluar me rezultatin e ngushtë 2-1.

Takimi kundër kazakëve ka qenë “i çmendur”. Një karton i kuq dhënë njërit prej shënuesve të Kazakistanit, 8 gola në total dhe 3 prej golave te fqinjëve tanë të shënuar në pjesën e dytë. Duhet theksuar, një takim që i ka pasur të gjitha.

“Dardanët” bënë një 45 minutësh të parë katastrofal, me një mbrojtje inekzistente. Ata pësuan 3 gola, por në pjesen e dytë e morën veten dhe luftuan fortë me një sulm fantastik që shënoi plot 4 gola në 45 minuta. Ky ishte një takim që duhej fituar kundër një skuadre më të dobët se dy të tjerat e shortit si Belgjika apo Ukraina.

Megjithatë, vlerë ka dhe një pikë pasi Kosova U-17 shmangu përfundimin e fazës kualifikuese me 0 pikë në rast disfate sot pas dy humbjeve radhazi, çka do të ishte një dështim i plotë për Federatën. Ra në sy pyka e sulmit Lirjon Abdullahu me dopietën e tij, ndërsa mosha mesatare e skuadrës ishte 16.3 vjeç që premton shumë.

Next Post

Kush e kërkon Edon Zhegrovën?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.