Monday, 25. May 2026
Sport

Mesi kurorëzon Lautaron: Meriton “Topin e Artë”

GS 16/10/2024 1 Min. Lesezeit

Pas tri golave të shënuar në fitoren 6-0 të Argjentinës përballë Bolivisë, Lionel Mesi ka lobuar për shokun e tij të reaprtit sa i përket garës për “Topin e Artë”.

“Për Lautaro Martinezin nuk mund të thëmë gjë tjetër veç fjalëve të mira. Ka zhvilluar një sezon shumë të mirë. Në Kupën e Amerikës shënoi gol në finale dhe përfundoi turneun në majën e klasifikimit të golashënuesve. Meriton ‘Topin e Artë’”, tha Mesi. 

Teilen: