• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një mbrojtës dhe sulmues, zbulohet plani i Milanit për merkaton e dimrit

16/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Korniza taktike me drejtimin e ri të Paulo Fonsekës nuk është gjetur ende, por te Milani po punojnë për të ardhmen.MixCollage-16-Oct-2024-12-47-PM-1136Ndërsa pritet rritja e talenteve të së ardhmes së Milanit si Kamarda, Himenez dhe Liberali, drejtor Xhefri Monkada dhe stafi i tij vlerësojnë kampionët e rinj që të ëndërrojnë për një skuadër edhe më konkurruese në planin afatgjatë. Një nga këto ëndrra është Franko Mastantuono, talent i kristaltë i lindur në 2007 që militon te River Plejti. Një profil që po bën bujë në Argjentinë, por që zbuluesit e kuqezinjve e kanë pasur nën vëzhgim prej disa vitesh, madje shumë përpara debutimit të tij në ekipin e parë.

Mastantuono dhe Riveri mbrohen nga një kontratë e sapo nënshkruar deri në vitin 2026 me një opsion rinovimi deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm. Në momentin e marrëveshjes klubi përfshiu një klauzolë prej 41 milionë eurosh, e cila tremb një pjesë të mirë të klubeve të interesuara, duke lënë praktikisht hapësirë vetëm për fuqitë më të mëdha të futbollit europian, siç ndodh së fundmi me Realin dhe Sitin. Mançesterit. Sidoqoftë, sipas informacioneve të marra nga Milani në sondazhet me River Plate, kjo shumë mund të paguhet në dy këste. Një aspekt i rëndësishëm është pasaporta italiane të cilën 18-vjeçari e zotëron.

KRAHU I MAJTË – Milani po kërkon një zëvendës të Teo Hernandez: Terraçiano, i cili erdhi dimrin e kaluar nga Verona, duket se nuk e ka bindur Fonsekën. Zëvendësuesi i francezit mund të arrijë në merkaton e janarit dhe për momentin, sipas “Corriere dello Sport”, emri më i kuotuar është ai i Fabiano Parizit i cili ka qenë në radarët e “Djalli” që kur luante për Empolin. Pasi përfundoi në periferi të projektit të Fiorentinës, lojtari i lindur në vitin 2000 mund të mbërrijë nën urdhrat e Fonsekës në huazim për gjashtë muaj me të drejtë blerjeje. Megjithatë, aktualisht, ende nuk do të kishte negociata mes dy klubeve.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lavdëron Juven

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.