• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çudia me mbrojtjen kuqezi kundër Gjeorgjisë

16/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Katërshja e prapavijës e hedhur në fushë nga Silvinjo në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë ia doli që më në fund të thyente një seri ndeshjesh radhazi ku kuqezinjtë pësonin gol.

Shqipëria kishte pësuar gol në secilën nga 7 ndeshjet e fundit që kishte luajtur dhe ky ishte kthyer në një problem të madh për ekipin, që falë pathyeshmërisë në prapavijë ia doli që të siguronte një biletë në “Euro 2024”.

Në fakt, rreshtimi me Balliun, Ismajlin, Ajetin dhe Mitajn mund të duket pak i pazakontë, duke llogaritur se janë jashtë emra si Gjimshiti, Hysaj e Kumbulla. Por si për ironi të fatit, herën e fundit kur Shqipëria nuk pësonte gol, ishte pikërisht me këtë katërshe në fushën e lojës.

Ajo ishte miqësorja e luajtur më 3 qershor përballë Lihtenshtejnit, kur kuqezinjtë fitonin 3-0 si pjesë e përgatitjeve të tyre për “Euro 2024”.

Edhe në atë ndeshje, Silvinjo rreshtoi Balliun e Mitajn nga krahët me dyshen Ismajli-Ajeti në qendër. Që asokohe, protagonistët e prapavijës kishin ndryshuar vazhdimisht, gjithmonë duke pësuar të paktën një gol në ndeshjet e luajtura, derisa Silvinjo e përsëriti këtë rreshtim.

Next Post

Anglia zyrtarizon Tuchelin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.