• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Benfica mund të përjashtohet nga garat sportive, reagon menjëherë klubi i famshëm portugez

16/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Probleme në horizont për Benficën. “Rasti i emailit”, siç quhet në Portugali, ka të bëjë me akuzën e korrupsionit dhe mashtrimit tatimor për shitjen e pretenduar të disa lojtarëve nga klubi  midis viteve 2016 dhe 2019.

Një fakt që, nëse  vërtetohet, mund të çojë  skuadrën portugeze drejt përjashtimit nga garat sportive nga 3 muaj deri në 6 vjet me kërkesë të Prokurorisë.

Prokuroria pretendon se ish-presidenti Luís Filipe Vieira dhe këshilltari i mëparshëm ligjor i Benfica-s, Paulo Gonçalves, devijuan pagesën e miliona eurove përmes transferimeve fiktive të tre lojtarëve, të gjithë brazilianë.

Madje, Benfica-s i kërkohen 900 mijë euro për përfitime të paligjshme, ndërkohë që Prokuroria ka ndërhyrë për të kërkuar ndalimin e 11 të dyshuarve.

Klubi i Benficës ka reaguar menjëherë, duke u shprehur se akuzat nuk kanë bazë reale.

“Benfica dhe avokatët e saj do të analizojnë në detaje akuzën që iu njoftua sot dhe e cila e mban Benficën përgjegjëse për aktet e supozuara që i atribuohen ish-presidentit të saj dhe një ish-këshilltari.

Nuk ka dyshim se Benfica do të mbrohet pa hezitim nga të gjitha akuzat e pabaza”, shkruan klubi i famshëm portugez.

Next Post

Zbulohet arsyeja pse Tuchel zgjodhi Anglinë para Manchester United

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.