• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Armand Duka befason për Edon Zhegrovën

16/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se edhe pse nuk ka mundësi, lojtarin e Kosovës që do ta dëshironte pjesë të “kuqezinjve” është Edon Zhegrova.

Në një intervistë për “Euronews” të mërkurën, Duka foli për ecurinë e Kosovës, ndërsa u shpreh optimist se Dardanët mund të jenë ekip pretendent për Kupën e Botës 2026.

“Kosova ka një skuadër shumë të mirë, ka futbollistë me shumë kualitet, pavarësisht se ka pasur një hap pas kundër Rumanisë. Në ndeshjet e tjera kanë qenë bindëse dhe unë uroj që të vazhdojnë kështu deri në fund. Duket disi e vështirë për Kosovën që të jetë e para në Ligën e Kombeve.

Por edhe si e dyta e grupit, mund të luaj në play-off dhe kam shumë besim që edhe në play-off do ta kalojnë në grupin B.

Do të jenë një ekip pretendent për Kupën e Botës në vitin 2026. Nëse trajneri ka ndryshuar, apo koha, këtë nuk di ta them, por di që është një trajner me eksperiencë. Rregullorja nuk lejon marrjen e lojtarëve që janë aktivizuar, por me dëshirë do ta merrja Zhegrovën”, ka thënë Duka.

Next Post

Luis Castro për Cristiano Ronaldon: Kur je pranë tij, e kupton pse është fenomen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.