• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Montella, favorit për stolin e Manchester United

17/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një kolos i futbollit europian ka kthyer vëmendjen nga Vincenzo Montella.

Që kur trajneri italian zuri vendin e tij në stolin e kombëtares turke, ka arritur disa suksese dhe ka thyer rekorde.

Demonstrimi i fundit erdhi nga ecuria e Turqisë në Kampionatin Evropian (Euro 2024), ku jo vetëm kapërceu fazën e grupeve kundër Gjeorgjisë, Portugalisë dhe Republikës Çeke, por eliminoi edhe Austrinë në raundin pasardhës dhe u eliminua nga Holanda në çerekfinale.

Montella ishte trajneri i parë i huaj që kualifikoi për herë të parë kombëtaren në një turne kaq të rëndësishëm, duke arritur një rezultat final (çerekfinale) me 3 fitore në 5 ndeshjet e zhvilluara, që ishte më se i jashtëzakonshëm. Edhe këtu një rekord absolut.

Sipas “A Spor”, Manchester United ka vënë në shënjestër Vincenzo Montellën.

Nuk duket thjesht një interesim kalimtar duke qenë se klubi anglez tashmë është takuar një herë me trajnerin.

Shtypi turk sqaron se trajneri aktual i Turqisë do të ishte emri i parë në krye të listës së preferencave në rast se koka e Erik ten Hag do “të pritej”.

Në fakt, trajneri holandez po përballet me një periudhë të errët tek United duke pasur parasysh situatën e vështirë në renditje (vetëm 8 pikë në 7 ndeshje), me zonën e rënies vetëm 5 pikë larg.

Next Post

Trajneri De la Fuente ka krijuar një Spanjë pa varësi, “Furia e kuqe” ofron garanci edhe pa yjet në përbërje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.