Monday, 25. May 2026
Sport

Caktohen gjyqtarët e dueleve të Superligës

GS 17/10/2024 2 Min. Lesezeit

Te enjten në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është bërë tërheqja e shortit për zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së dhjetë të Superligës.

Pothuajse, të gjitha duelet në këtë xhiro do të jenë interesante, por vëmendja do të jetë në qytetin e Suharekës, ku kampioni në fuqi, Ballkani përballet me skuadrën e Suharekës.

Kjo ndeshje luhet të dielën prej orës 13:00, ndërsa gjyqtar kryesor do të jetë Lirim Jashari.

Jashari do të asistohet nga Altin Zhegrova e Meriton Berisha, ndërsa Egzon Dakaj është gjyqtar i katërt.

Të dielën në të njëjtën kohë, në Klinë do të përballen Dukagjini e Llapi, ku Mervan Bejtullahu do të jetë gjyqtar kryesor i këtij dueli.

Ndihmësit e Bejtullahut, janë Bujar Selimaj e Alban Ejupi kurse gjyqtar i katërt do të jetë Gramos Shala.

Edhe të shtunën, do të luhen dy ndeshje: Malisheva – Prishtina dhe Feronikeli ’74 – Drita.

Alban Shala do të jetë kryesori në Malishevë, me ndihmësit Arbnor Bullatovci e Bekim Rama derisa gjyqtar i katërt është Isak Ceroviku.

Ndërkohë, në Drenas janë caktuar Mentor Ajeti kryesor, Granit Hyseni e Gëzim Mehmeti asistentë, si dhe Ilir Mehmeri si i katërti.

Dardan Çaka do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen e së premtes Gjilani – Ferizaj që edhe hap xhiron e dhjetë.

Çaka do të ndihmohet nga asistentët Besnik Morina e Kastriot Peci, ndërsa Valon Bajgora do të jetë gjyqtar i katërt.

Teilen: