Wednesday, 19. August 2026
Sport

Caktohet orari i derbit, Tirana-Dinamo drejtpërdrejt në RTSH 1

GS 18/10/2024 1 Min. Lesezeit

Pak ditë më parë u mësua që derbi i kryeqytetit, sfida Tirana-Dinamo, e vlefshme për javën e 9-të të “Abissnet Superiore”, do të zhvillohej në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës.

Klubet dhe FSHF kishin arritur dakordësinë për fushën ku do të luhej ndeshja, por akoma nuk ishte vendosur orari i sfidës. Tirana dhe Dinamo pretendonin që ndeshja të zhvillohej në orën 17:00 nën dritën e prozhektorëve, por nuk ia kanë arritur këtij qëllimi.

Derbi do të zhvillohet të shtunën në orën 14:00 në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 1.

Teilen: