Friday, 13. February 2026
Formula 1

Ka sistem për të modifikuar makinën në garazh

GS 18/10/2024 2 Min. Lesezeit

“Red Bull Racing” ka pranuar se ka një sistem për të modifikuar lartësinë e “T-Tray”, komponenti i dyshemesë, i cili preket i pari nga rrjedhat e ajrit. Dhe, për këtë arsye, ky midifikim që bëhet kur makinat janë të mbyllura pas provave zyrtare, është vendimtar për aerodinamikën e saj. Këtë lajm e raporton “BBC”, duke cituar një zëdhënësi i ekipit kampion botëror në Formula 1.

Vetë FIA kishte pranuar një ditë më parë se një skuadër arrinte të modifikonte pjesën e dyshemesë së makinës kur ato ishin të mbyllura, duke shkelur rregulloren e garës, por pa përmendur emër.

“Pajisja ekziston, por nuk është e aksesueshme në momentin që makina montohet dhe është gati për të shkuar në pistë“, janë fjalët që i atribuohen Red Bull.

Në thelb, pajisja është një amortizues, që mund të ndryshojë lartësinë e shasisë së makinës nga toka, kur ajo është në “parc fermé” (parku i mbyllur).

Një sistem në kufijtë e rregullores pasi është e vërtetë që FIA lejon përdorimin e një “T-Tray” me rregullim të ndryshueshëm, por për aq kohë sa nuk përdoret në regjimin “parc fermé” (kur makinat janë të mbyllura në garazh).

Është gjithashtu e vërtetë që përdorimi i një amortizuesi të rregullueshëm midis kualifikimeve dhe garave do të lejonte përdorimin e strukturës ideale në varësi të sasisë së karburantit të ngarkuar, duke krijuar polemika midis kundërshtarëve.

“Në komunikime të shumta me FIA-n doli ekzistenca e këtij sistemi, kështu që ne kemi rënë dakord për një plan se si të vazhdojmë”, është fjalia tjetër që i atribuohet zëdhënësit të Red Bull.

Prandaj, Federata do të kishte kërkuar ndryshime për të parandaluar polemika në funksion të nxitimit të fundit të kampionatit.

Teilen: