Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, 37 vjeç, shprehu dëshirën e tij për të vazhduar të luajë për Inter Miamin edhe në vitin 2025. Sulmuesi nënshkroi deri në fund të këtij viti dhe ka pasur sukses të madh përkrah Lionel Messit, duke shënuar 22 gola (ka dhënë edhe 10 asistime) në 33 ndeshje për skuadrën e Tata Martinos.
Suárez dhe miku i tij Messi: “E di që menaxheri im po flet me klubin, por tani jam i fokusuar që ta përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të tregoj se sa i emocionuar jam për të luajtur këtu.
Ndihem mirë fizikisht dhe dua të vazhdoj të luaj këtu dhe të jem pjesë e historisë së Inter Miamit. Është vendim i klubit, por unë do të isha i lumtur”, shpjegoi Suarez, i cili përveç me Messin, luan përkrah Sergio Busquets dhe Jordi Albas, spanjollë me të cilët ka ndarë dhomën e zhveshjes te Barcelona.”