• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Spanja e meritoi Europianin”, Toni Kros: “Topi i Artë” pa rëndësi, por uroj ta fitojë një madrilen

19/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-mesfushori i Realit të Madridit dhe Gjermanisë, Toni Kros (34 vjeç) ka folur në një intervistë për televizionin publik spanjoll “TVE”.KROSGjermani, i cili më 5 tetor ndoqi për herë të parë si spektator Realin nga tribunat e “Bernabeu”-t, foli për mënyrën se si ndihet në këta muajt e parë pas tërheqjes nga futbolli, penalltinë e diskutueshme e të padhënë për prekjen me dorë të topit nga Kukureja në “Euro 2024”, si dhe “Topin e Artë”, pa i dhënë ndonjë rëndësi të veçantë këtij të fundit.

TËRHEQJA – “Të mungojnë disa gjëra, por unë jam shumë mirë. Nëse vendos për diçka, jam i bindur dhe e bëj. Kjo nuk do të thotë se nuk është e vështirë për mua. Në fund të fundit është vetëm futboll, në jetë vuajmë me gjëra të tjera. Sigurisht që më vjen mirë që njerëzit flasin pozitivisht dhe thonë se u mungoj. Do të thotë që ke bërë diçka të mirë në këto dhjetë vjet. Nuk kam asnjë dyshim se ata (Reali) do të vazhdojnë të fitojnë”.

DORA E KUKUREJËS – “Të gjithë jemi dakord se ajo mund të akordohej penallti. A e preku topin me dorë Kukureja? Po. A e meritonte Spanja ta fitonte titullin? Po. A e meritonte Gjermania ta fitonte atë ndeshje? Po. Por nuk mund të ndryshohet më asgjë tani”.

“TOPI I ARTË” – “Për mua ‘Topi i Artë’ nuk është temë e rëndësishme. Nëse do ta fitojë një lojtar i Realit do të isha i kënaqur. E meriton Vini, e meriton Xhud, e meriton Karvahal…

PANORAMASPORT.AL

Next Post

EURO 2025 për femra, trajneri Grima fton 23 futbolliste për Norvegjinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.