Monday, 25. May 2026
Sport

Tiago Mota i beson përsëri një emri të ri nga fillimi, publikohen formacionet zyrtare të Juventus-Lacio

GS 19/10/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshja mes Juventusit dhe Lacios është padyshim sfida me interesante e ditës së sotme në Serinë. Të dy skuadrat janë pretendente për zonat e larta të klasifikimit dhe dueli i sotëm në Torino, është një matës i mirë i forcës së tyre, edhe pse aktualisht të dy skuadrat po përballen me kriza të mëdha dëmtimesh.

juventus lacio

Pikërisht mungesat kanë shtyrë që trajneri Tiago Mota t’i besojë edhe sot një lojtari të ri një vend në formacion, me të riun Savona i cili luan përsëri në prapavijë nga minuta e parë i rreshtuar në krahun e djathtë.

FORMACIONET ZYRTARE

JUVENTUS (4-2-3-1): Di Gregorio; Savona, Gati, Kalulu, Kabal; Lokateli, Turam; Kambiaso, Duglas Luiz, Jilldiz; Vlahoviç.
Trajner: Tiago Mota

LACIO (4-2-3-1): Provedel; Marusiç, Gila, Romanjoli, Nunjo Tavaresh; Guenduzi, Rovela; Isaksen, Dia, Zakanji; Kastejanos.
Trajner: Marko Baroni

PANORAMASPORT.AL

Teilen: