• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Indrit Tuci lë fushën i dëmtuar

19/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Kombëtares, Indrit Tuci, u aktivizua titullar me skuadrën e Spartës së Pragës mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Liberec, i vlefshëm për javën e 12-të të kampionatit çek.  

24-vjeçari shqiptar, e nisi sfidën nga minuta e parë duke formuar treshen e sulmit të bashku me 2 shqiptarët e Kosovës, Krasniqi dhe Rrahmani, por Tuci mundi të qëndronte në fushë vetëm 45 minuta, pasi në fundin e pjesës së parë, sulmuesi kuqezi, shfaqi disa probleme muskulore, teksa nuk mundi të vazhdonte më sfidën.

Tuci mbeti i ulur në fushë në minutën e 45+1, teksa në startin e pjesës së dytë u zëvendësua menjëherë nga sulmuesi Birmanceviç. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Spartën e Pragës falë goli të shënuar nga Viesner në minutën e 8-të. 

Ky ishte aktivizimi i 6-të për Tucin në këtë sezon në kampionat. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë 2 gola si dhe ka regjistruar 1 asist. .

Next Post

Bayern bën “poker”, barazohet me Leipzig

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.