Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Bayern bën “poker”, barazohet me Leipzig

GS 19/10/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e javës së 7-të e Bundesligës nuk prek dyshen kryesuese: Bayern Munich dhe RB Leipzig mbeten të parët me 17 pikë, +2 ndaj Freiburgut që mundi Augsburgun (3-1) dhe +3 ndaj Leverkusenit që mundi 2-1 Eintracht.

Kane udhëheq bavarezët me një tripletë në fitoren 4-0 ndaj Shtutgartit(shënoi edhe Coman), por nuk është golashënuesi më i mirë: 8 gola për të, kryeson Marmoush me 9.

Vazhdon edhe rrugëtimi i Leipzig: 2-0 ndaj Mainz, shënuan Simons dhe Orban. Mönchengladbach(3-2 ndaj Heidenheim) dhe Hoffenheim(3-1 ndaj Bohum) janë duke buzëqeshur.

 

Teilen: