• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Turneu “UEFA Development” në Shqipëri / Dama shpall listën e Kombëtares U-15

20/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja U-15 është gati për turneun “UEFA Development”, i cili do të mirëpritet dhe organizohet nga FSHF në datat 23-28 tetor. Trajneri Armand Dama ka publikuar listën e 22 lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e Shqipërisë U-15 në “UEFA Development” ndaj bashkëmoshatarëve të San Marinos, Ishujve Faroe dhe Bosnje-Hercegovinës.

Janë 15 lojtarë të cilët janë pjesë e Akademisë së FSHF-së “Elite Youth” dhe luajnë për klubet shqiptare. Pjesa tjetër e futbollistëve të ftuar vijnë nga klube si Roma, Fiorentina, Lazio, Modena, Maribor, Feralpisalo dhe Como.

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin dhe përgatitjet nga sot në Durrës. Ndeshjet do të zhvillohen në fushat e “Shtëpisë së Futbollit”. Turneu do të nisë më 23 tetor, me Shqipërinë që do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Ishujve Faroe në ora 15:00, ndërsa në po të njëjtën ditë, Bosnje – Hercegovina do të sfidojë San Marinon në ora 11:00.

Takimet e dyta të këtij turneu do të luhen më 25 tetor, me sfidën Bosnjë Hercegovinë – Ishujt Faroe, që do të zhvillohet në ora 11:00, teksa kuqezinjtë tanë do të luajnë ndaj San Marinos në ora 15:00.

Sfidat e fundit në grup do të luhen më 28 tetor, me Ishujt Faroe– San Marino që do të luhet në ora 10 :00 ndërsa Shqipëria luan ndaj Bosnjë Hercegovinës në ora 14:00.

 

Next Post

Sot zhvillohet derbi lokal Ballkani-Suhareka

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.