Tuesday, 26. May 2026
Sport

Barazoi me Bahreinin, Arabia Saudite nuk e do më Mancinin

GS 21/10/2024 1 Min. Lesezeit

Roberto Mancini dhe stafi i tij janë gati të largohen nga Arabia Saudite për t’u kthyer në Itali. Sipas “Gazzetta dello Sport”, situata e trajnerit të kombëtares arabe, tashmë e komprometuar pas humbjes ndaj Japonisë, është bërë e paqëndrueshme pas barazimit në shtëpi ndaj Bahreinit modest.

Reagimet ndaj kritikave të tifozëve dhe mungesës së mbështetjes nga federata po çojnë drejt një lamtumire të hershme.

Paga “faranike” nga 25 deri në 30 milionë euro në vit e vendosi Mancinin në qendër të vëmendjes së kritikëve, deri në diskutimin me një gazetar japonez që e kishte provokuar për kontratën e tij: “A dëshiron të shohësh llogarinë time bankare?”, ishte përgjigjur italiani.

Divorci duket i pashmangshëm, aq sa televizioni shtetëror njoftoi se federata po negocion zgjidhjen e kontratës. Palët po kërkojnë një marrëveshje përfundimtare, megjithëse do të kërkohet autorizimi mbretëror.

Teilen: