Tuesday, 26. May 2026
Sport

Kush driblon më pak është më lart, luhet ndeshje çudirash mes Romës dhe Interit

GS 20/10/2024 1 Min. Lesezeit

Roma-Inter është një sfidë shumë interesante dhe e çuditshme njëkohësisht.

498afc50fc73-cardinter2b7wcoy

Kush driblon më pak ka shanse për të fituar dhe për të qenë në pjesën e sipërme të klasifikimit. Zikaltrit janë skuadra e fundit në renditje për driblime në Serinë A, ndërkohë që banda e Juriçit është e dyta pas Juventusit. Mirëpo, klasifikimi që vlen tregon se Interi është në vendin e tretë dhe Roma në të dhjetin

Ditën e sotme do të përballen në “Olimpico” për një sfidë spektakolare, ku e para e klasës për driblime është në… fund.

Është një kontekst për të treguar tipin e ndryshëm të futbollit që bëjnë të dyja skuadrat. Driblimi sigurisht që është një lëvizje për të kaluar më lehtësisht kundërshtarin, por Interi i Inzagit ka treguar që mund të fitojë titullin edhe duke mos bërë shumë lëvizje të tilla. Zikaltrit janë më të drejtpërdrejtë dhe një nga armët e forta është krosimi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: