Tuesday, 26. May 2026
Sport

Vendos goli i Rashicës, Skënderbeu befason Bylisin në ‘Adush Muça’

GS 21/10/2024 1 Min. Lesezeit

Skënderbeu merr një fitore me shumë vlera në “Adush Muça” të Ballshit duke lënë në fundin e tabelës me vetëm pesë pikë Bylisin.

Golin që vendosi këtë takim e realizoi Rashica në minutn e 81-të, pas një topi të gjatë të pasuar nga Krasniqi.

Futbollistët e Bylisit patën mundësitë e tyre gjatë ndeshje, por ishin të paaftë për t’i konkretizuar në gola.

Me këtë fitore Skënderbeu barazon Tiranën në kuotën e 10 pikëve, duke u shkëputur nga zona e ftohtë.

Teilen: