Një gol i Vedad Muriqit në minutën e 76’ i ka dhënë tri pikët Majorkës në ndeshjen përballë Rajo Vajekanos. Goli i shqiptarit ka ardhur gjatë një goditje nga këndi, ku Muriqi kërceu mbi të tjerët duke shtyrë topin në rrjetë me një goditje të fortë me kokë.
Në këtë ndeshje për Rajo Vajekanon luajti Ivan Balliu, i cili zhvilloi një ndeshje të mirë. Së bashku me Barcelonën, Majorka është ekipi tjetër në La Liga që nuk humb pikë sa herë që shënon gol e para.