Tuesday, 26. May 2026
Sport

Barcelona e papërmbajtshme ndaj Sevillës 

GS 20/10/2024 1 Min. Lesezeit

Barcelona shkëlqeu me lojë e rezultat 5:1 ndaj Sevillës, në takimin e javës së 10-të të Kampionatit të Spanjës. 

Një fitore bindëse në prag të derbit të madh me Realin, që luhet të shtunën e ardhshme (21.00). 

Barcelona dominoi takimin dhe si fryt i kësaj edhe fitorja është me rezultat bindës.

Për Barcelonën shënuan Lewandowski (24′ e 39′), Pedri (28′), Torre (82’e 88’) dhe për Sevillën realizoi Idumbos (87′).

Barcelona kryeson me 27 pikë e ka tre më shumë se Real Madridi dhe Sevilla renditet në pozitën e 13-të me 12 sosh.

Teilen: