• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sadriu i Ferizajt shpallet “Ylli i Javës”

21/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Ferizajt, Edon Sadriu e ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë për xhiron e nëntë të Superliës së Kosovës.

FFK-ja, ka njoftuar të hënën se Sadriu është zgjedhur “Ylli i Javës”, çmim ky që ndahet për lojtarin më paraqitjen më të mirë pas përfundimit të secilës xhiro.

Komisioni i Veteranëve i futbollit ka vlerësuar se Sadriu ishte më i miri i javës, pasi ishte tejet i dobishëm për fitoren e Ferizajt në udhëtim te Gjilani.

Ferizaj mori tri pikë të rëndësishme në Gjilan pasi fitoi 2:1, ndërsa Sadriu në këtë triumph kontribuoi me gol duke e zhbllokuar rezultatin e ndeshjes.

Pasi mori çmimin e lojtarit më të mirë, Sadriu u shpreh tejet i lumtur dhe si kapiten i Ferizajt insistoi se do të vazhdojnë me rezultate të mira.

Ai falënderoi bashkëlojtarët e tij për të cilët insistoi se janë më meritorët për çmimin “Ylli i Javës”, të cilin e mori për herë të parë këtë sezon.

Aktualisht, Ferizaj është në pozitën e shtatë në tabelë me 10 pikë të mbledhura dhe në xhiron e dhjetë luan kundër Feronikelit ’74 në Drenas.

Next Post

Gavi rikthehet të luajë pas 348 ditësh: Kanë qenë ditë shumë të vështira

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.