Tuesday, 26. May 2026
Sport

Asllani mungon ndaj Young Boysit

GS 21/10/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani do ti mungoj Interit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Young Boysit, që luhet të mërkurën mbrëma.

Asllani ende nuk është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi javën e shkuar në stërvitje, ndërsa i mungoi Interit edhe në derbin kundër Romës.

22-vjeçari këtë sezon ka 6 paraqitje në të gjitha garat për Interin, ekip që ka 1 fitore e 1 barazim në 2 ndeshje të luajtura të formatit të ri të Championsit.

Krahas Asllanit, Interit ndaj kampionit të Zvicrës do të jetë edhe pa mesfushorin turk, Hakan Calhanoglu.

 

 

Teilen: