Tuesday, 26. May 2026
Sport

“Arda Guler te Juventusi”, hakerat godasin bardhezinjtë

GS 21/10/2024 1 Min. Lesezeit

“Mirë se erdhe te Juventus, Arda Güler! shkruhet në profilin X të klubit të Juventusit. Lajm që bën menjëherë xhiron e botës, por që asgjë nuk ëhstë e vërtetë. Ardhja e pretenduar në Torino e lojtarit të Real Madridit është në fakt një lajm i rremë i krijuar nga disa hakera që goditën faqen sociale të skuadrës bardhezi.

Fotoja e Gulerit nuk parashikon ardhjen e sulmuesit të ri në Itali, aq më pak dëshirat e klubit që flasin për një “histori për t’u shkruar së bashku”.

Të gjitha false siç shpjegohet nga skuadra e Juventusit që konfirmoi problemet e hasura me një postim në Twitter: “Llogaria jonë është hakuar. Ju lutemi injoroni informacionin e rremë të publikuar në juventusfcen. Ne po punojmë për të zgjidhur problemin”.

Teilen: