Juventusi po kalon një moment të mirë në Ligën e Kampioneve, sidomos pas fitores së fundit ndaj Lajpcigut ku u detyrua të luante me 10 lojtarë. Këtë herë kundërshtari i radhës është Shtutgarti dhe këtë sfidë e ka komentuar edhe Matia Perin i cili do të jetë titullar. “Ka shumë entuziazëm në skuadër, si gjithmonë. Ne gjithmonë përpiqemi të gjejmë stimujt të rinj. Ka energji dhe pasion. Po kërkojmë të krijojmë një filozofi të re dhe unë do ndihmoj me eksperiencën time”.
OBJEKTIVAT- “Deri ku mund të arrijë Juventusi mund ta zbulojmë vetëm duke e jetuar. Më pëlqen shumë që të jetoj me të tashmen sepse vetëm kështu mund ta shijosh atë që je duke arritur. Për momentin mendja jonë është vetëm te Shtutgarti. Është një skuadër e ndërtuar me një filozofi të ngjashme si tona dhe do të jetë një ndeshje e vështirë”.
E ARDHMJA- “Jemi duke folur me shoqërinë për një rinovim të kontratës. Do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Ka dëshirë nga të dyja palët për të vazhduar bashkë dhe shpresoj që kjo gjë të ndodhë”.
FITORET- “Fitorja ndaj Lajpcigut ka ndryshuar diçka në shpirtin e skuadrës. Ai është standardi që duam të arrijmë. Kemi arritur një ndërgjegjësim mes njëri-tjetrit që nuk e kishim. Kemi kuptuar se kur jemi të lidhur me njëri-tjetrin, krijohet një energji e çmendur”.
MBROJTJA- “Ne marrim pjesë të gjithë në mbrojtje, prandaj jemi të mirë në fazën difensive. Është qasja dhe sjellja që ne kemi. Kur janë 11 lojtarë, të gjithë ndihmojnë për të mos pësuar gol. Këtë start sezoni jemi duke e bërë mjaft mirë këtë gjë”, tha ndër të tjera Perin.
PANORAMASPORT.AL