Do të jetë një mbrëmje magjike sot. Interi është gati për të luajtur ndeshjen e tretë në këtë Champions. Pas fitores 4-0 kundër Cervena Zvezdës, skuadra e Simone Inzagit do të rikthehet në fushën e lojës ku do të përballet me Jang Bojsin në stadiumin “Vankdorf” të Bernës.* Kjo do të jetë ndeshja e parë europiane me dy skuadrave. Zikaltrit nuk përballen me një ekip zviceran që nga viti 2004 kur luajtën ndaj Bazelit në raundin para eliminator të Champions-it. Në atë rast, Interi barazoi 1-1 me golin e Adrianos në transfertë dhe u kualifikua me fitoren 4-1 në shtëpi me dopietën e brazilianit dhe golat e Stankoviç dhe Rekoba.
* Përpara kësaj sfide, zikaltrit kishin mundur në 1997 Ksamaksin 2-0 në Kupën UEFA me golat e Morieros dhe Ganz. I pari është aktualisht trajneri i Laçit. Ky gol u quajt ikonik dhe u fut përgjithmonë në zemrat e tifozëve zikaltër sepse ishte pjesë e rrugëtimit që e çoi Interin në finale dhe fitoi Kupën UEFA pikërisht ndaj Lacios në Paris.
* Që nga sezoni i parë me skuadrën e Interit në Champions nën drejtimin e Inzagit (2021/2022) zikaltrit kanë mbajtur portën e paprekur më shumë se çdo skuadër tjetër.
* Pasi arriti kuotën e 133 golave, Lautaro Martinez ka mundësinë për të regjistruar një tjetër rekord. “Toro” numëron 13 gola në Champions me fanellën e Interit. Goli i radhës mund ta barazojë me Adrianon.
PANORAMASPORT.AL