Pengesa e radhës për Bajern Mynih në Champions mban emrin Barcelona. Ky nuk është një rival i panjohur për bavarezët, përkundrazi.
Fakti që gjigantët nga Mynihu i kanë shkaktuar humbje dërrmuese rivalit nga Katalonja është i pakundërshtueshëm, ku më e hidhura përkon me shifrat 8- 2, periudhë kur Hansi Flik gjendej në postin e trajnerit te Bajern Mynih, ndërsa aktualisht mban “timonin” e Barçës. Ja disa nga statistikat më pikante mes klubeve në fjalë.
ECURIA FANTASTIKE Bajerni ka qenë fitues në secilën nga gjashtë takimet e fundit me Barcelonën. Katalanasit kanë pasur vetëm një seri humbje më të gjatë në çdo kompeticion kundër rivalëve vendës të Real Madridit, dhe kjo ishte disa kohë më parë me shtatë humbje radhazi midis 1962 dhe 1965. Nëse gjermanët përsëri mbizotërojnë të mërkurën, ata do të barazojnë gjithashtu rekordin e Realit në Champions prej shtatë fitore të njëpasnjëshme kundër një kundërshtari, të cilat i arritën kundër Ajaksit ndërmjet viteve 2010 dhe 2019. Përveç kësaj, Barcelona nuk ka arritur të triumfojë në asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit kundër klubeve të Bundesligës (1 barazim, 6 humbje), duke përfshirë humbjet në secilën nga tri të fundit në shtëpi për skuadrat gjermane.
SERI E PASTËR Barça në fakt nuk ka arritur as të shënojë në katër takimet e fundit në portën e Bajernit. Asnjëherë më parë gjigantët katalanas nuk kishin kaluar katër ndeshje kundër një rivali të caktuar në Kupën Europiane pa gol. Luis Suarez ishte lojtari i fundit i Barcelonës që depërtoi mbrojtjen e bavarezëve, në humbjen 8-2 në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve 2019/20.
RITAKIMI ME FLIK Trajneri aktual i Barcelonës, Hansi Flik, është një fytyrë mëse e njohur për tifozët e rekordmenëve të Gjermanisë, pasi e ka udhëhequr klubin drejt lavdisë së Champions-it në edicionin 2019/20. Ai deri më tani ka fituar 17 nga 20 ndeshjet e tij si trajner në këtë garë (85%), përfshirë 18 në krye të klubit nga Mynihu. Kjo është shkalla më e lartë e fitoreve nga të gjithë trajnerët që kanë drejtuar të paktën tri ndeshje në Ligën e Kampioneve. Askush tjetër nuk ka triumfuar ndonjëherë 17 herë në 20 ndeshjet e tij të para në krye në kompeticion.
KUNDËRSHTARI I PREFERUAR I MYLERIT Tomas Myler krenohet me një rekord të shkëlqyer në këtë ndeshje, duke shënuar tetë gola dhe dhënë dy asistime në nëntë ndeshjet e tij në Champions me katalanasit. Vetëm Kristiano Ronaldo ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në më shumë gola të Ligës së Kampioneve kundër një klubi të vetëm (12 kundër Juventusit).
KËRKOHET FITORJA PAS DISFATËS Humbja 1-0 në Aston Vila në ndeshjen e dytë ishte disfata e parë e Bajernit në Ligën e Kampioneve përgjatë këtij formati të ri. Të besuarit e Vinsent Kompani do të kërkojnë ta ndryshojnë situatën. Edhe Barcelona ndodhet në të njëjtat kushte pas dy ndeshjes, 1 fitore dhe 1 humbje, duke i shtuar emocionet kësaj përballje.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL