• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës rikthehen sot me gjithsej 34 ndeshje në program

24/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet e xhiros së tretë në Ligën e Evropës dhe xhiros së dytë në Ligën e Konferencës.

Pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, sot është radha e ndeshjeve në dy garat e tjera ekipore në Evropë.

Liga e Evropës zhvillon ndeshjet e xhiros së tretë, ndërsa Liga e Konferencës ato të xhiros së dytë, me 16, respektivisht 18 ndeshje në secilën prej garave.

Në Ligën e Evropës ndeshjet më interesante pritet të jenë Fenerbahce-Manchester United, Porto-Hoffenheim dhe Lyon-Besiktas.

Përveç tyre në këtë garë luajnë edhe klube tjera të njohur si Roma, Real Sociedad, Ajax, Athletic Bilbao, Rangers, Tottenham Hotspur dhe Lazio.

Në anën tjetër, në Ligën e Konferencës ndeshjet me interesante pritet të jenë ato në mes të Panathinaikos-Chelsea dhe Real Betis-Copenhagen.

Në garën e tretë për nga rëndësia të klubeve evropiane luajnë edhe klube tjera si Gent, Molde, St-Gallen, Fiorentina dhe Legia.

Ndeshjet në të dy garat zhvillohen në dy orare: nga ora 18:45 dhe 21:00.

Next Post

Manchester City vendos rekord të ri në Champions

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.