• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Murinjo batuta përpara duelit me “Djajtë”: Mund ta fitoj ende titullin me Mançester Junajtid

24/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zhoze Murinjo do të përballet sot përsëri me Mançester Junajtidin, këtë herë si trajneri i Fenerbahçes në Ligën e Europës, Megjithatë, trajneri portugez nuk i harron thumbimet e tij të zakonshme për “Djajtë e Kuq”, nga drejtimi i të cilëve u largua jo edhe aq miqësisht pas përplasjeve me drejtuesit.

murinjo

BATUTAT – “Nuk jam i lumtur nëse gjërat te Mançester Junajtid nuk shkojnë mirë. Unë kam qenë i lumtur atje, kemi fituar Ligën e Europës dhe kemi siguruar një vend të dytë në Premier Ligë. I uroj gjithmonë më të mirën e mundshme”, tha fillimisht Murinjo para gazetarëve në konferencën për shtyp.

“Më duhet të them se nuk kam menduar për ata as edhe një minutë, pasi nuk kam kohë. Ndërkohë që tani është Ten Hag në drejtim. Në të vërtetë, nëse do të dënojnë Mançester Sitin, do të kishim ende mundësinë të fitonim atë kampionat. Në atë rast, shpresoj që të më paguajnë një bonus dhe të më dërgojnë një medalje”, shtoi tekniku portugez, duke iu referuar kampionatit të vitit 2018 ku ai u rendit në vendin e dytë me 20 herë kampionët e Anglisë, 19 pikë pas Mançester Sitit të Guardiolës.

RIKTHIMI – Ai la të hapur edhe mundësinë e një rikthimi në Premier Ligë. Trajneri, i cili e fitoi kompeticionin tri herë gjatë dy periudhave që drejtoi Çelsin, për herë të fundit në Angli ishte në stolin e Totenhemit, përpara se të shkarkohej në prill 2021. Ai drejtoi gjithashtu Junajtidin për 2.5 vite dhe përveç vendit të dytë të vitit 2018 fitoi edhe Kupën e Ligës dhe Ligën e Europës.

“Unë dua që Mançester Junajtid të jetë i suksesshëm. Unë u uroj të gjithëve më të mirën. Unë njoh vetëm tre apo katër futbollistë nga koha ime atje. Ju mendoni ende se jam duke luajtur blofin, por ata janë një skuadër më e mirë sesa po tregojnë rezultatet. Ka punë për të bërë atje, herët a vonë ata do të jenë të suksesshëm. Shpresoj që të jenë përpara se unë të rikthehem në Premier Ligë dhe ata të bëhen kundërshtarët e mi. Në këtë moment ata janë rivalët e mi vetëm për një ndeshje”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton dy vende

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.