• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Racizëm ndaj Vinicius Jr, arrestohen 4 tifozë të Atleticos

24/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Madridit ka arrestuar katër persona të dyshuar për nxitje të urrejtjes në rrjetet sociale kundër yllit të Realit të Madridit, Vinicius Jr, në ditët para derbit të fundit në kryeqytetin spanjoll që u zhvillua në Metropolitano më 29 shtator.

Tifozët e supozuar të skuadrës Colchoneros inkurajuan shokët e tyre që të merrnin pjesë gjatë ndeshjes së qytetit në një iniciativë fyerjesh raciste dhe poshtëruese ndaj yllit të Realit:

“Ata i nxitën tifozët përmes rrjeteve sociale të shkonin në stadium për të shqiptuar fyerje raciste ndaj lojtarit”, thuhet në deklaratë.

Policia Nacional nuk e ka përjashtuar mundësinë e arrestimeve të reja në të ardhmen lidhur me këtë çështje. Por si ndodhi arrestimi? Policia spanjolle sqaroi se ka mundur të lëvizë dhe të hetojë pas paraqitjes së tre ankesave nga La Liga, në një ndeshje që hyri në histori edhe për shkak të teprimeve të tjera të tifozëve vendas. Kur rezultati ishte 1-1 Atletico-Real u ndalua për gjuajtjen me çakmak ndaj portierit të Realit Thibaut Courtois.

Next Post

Edhe Shqipëria ngritet në ranglistën e FIFA-së

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.