• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një “katalanas” që i përulet Mbapesë, Rivaldo: Do të bëjë histori në Madrid

25/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-lojtari i Barcelonës, Rivaldo, nuk do të mungojë në “El Clasico”-n e kësaj të shtune në “Santiago Bernabeu”.rivaldoNjë ndeshje në të cilën ai ka qenë dhe vetë protagonist për shumë vite dhe në të cilën ndihet shumë me fat që i ka luajtur. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Marca” ai ka siguruar se në këto ndeshje nuk ka kurrë një favorit, por pranon se Barcelona është shumë e fortë. Ai ka folur dhe për Viniciusin dhe Mbapenë duke u ndalur më shumë te ky i dyti për të cilin nuk ka asnjë pikë mëdyshje se do të jetë një histori suksesi në Madrid.

“EL CLASICO” – “Në këto ndeshje nuk ka favoritë, nuk dihet asnjëherë se çfarë do të ndodhë. Barcelona po bën mirë dhe është e para në La Liga; Madridi është tri pikë larg, por ata po luajnë në shtëpi. Barcelona do të dëshirojë të bëjë lojën e saj dhe të kërkojë një fitore jashtë shtëpisë. Por të mundësh Madridin në shtëpinë e tij nuk është mision i lehtë”.

MBAPE DHE NISJA E TIJ – “Ndonjëherë duhet pak më shumë kohë për t’u përshtatur. Por Mbape është një lojtar i madh dhe ai me siguri do të shkruajë histori në Madrid. Ai nuk është ende Mbape që do të dëshironin të gjithë tifozët, por duhet të kemi parasysh se jemi në fillim dhe ai sapo ka ardhur”.

Vinicius – “Me siguri ai shpreson të fitojë ‘Topin e Artë’ për gjithçka që bëri në Champions League dhe La Liga me Madridin në sezonin e kaluar, edhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë në kombëtare. Për mua, Vinicius është favorit për të fituar ‘Topin e Artë’, madje jam i bindur se do ta fitojë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Frikë për më të keqen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.