• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Europa League/ Lazio e Tottenham në krye, 3 pikë për Romën, “skuqet” Mourinho, fitojnë Muçi e Bajrami

25/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lazio, Tottenham dhe Anderleht janë tre ekipet që udhëheqin me pikë të plota uefa europa ligen pas tre ndeshjeve të para. Italianët mundën Tventen në Holandë me rezultatin 2 me 0 duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve. Bardhekaltrit u ringritën shpejt pas humbjes në kampionat kundër juventusit.

Ata përfituan edhe nga dalja shumë shpejt me të kuq e Unerstall për të zotët e shtëpisë dhe nuk e patën të vështirë që të siguronin fitoren falë golave të Pedros dhe Isaksen. 9 pikë edhe për Tottenham të cilët mundën 1 me 0 në fushën e tyre Az Alkmar. Golin vendimtar për spursat e shënoi braziliani Richarlison me penallti në nisje të pjesës së dytë, ndërsa miqtë e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë. Surpriza e deritanishme është Anderlehti me tre fitore në tre takime.

Suksesi i fundit 2 me 0 ndaj Ludogorec  falë golave të Edozi dhe Drajer. Në  ndeshjet e tjera spikati barazimi në Turqi 1 me 1 mes Fenerbahce dhe Manchester United, teksa Murinjo luante kundër ish-skuadrës së tij, djajve të kuqë anglezë. Eriksen shënoi  në pjesën e parë për Juniitid, ndërsa në të dytën barazoi El Nesiri për turqit. Murinjo nuk mund të mos ishte protagionist edhe në këtë sfidë, duke u ndeshkuar me karton të kuq nga gjyqtari i njohur francez Clement Turpen. E para fitore në Europa Ligë për Romën, e cila mundi 1 me 0 në fushën e vet Dinamo Kiev.

Miqtë u mposhtën pikërisht nga një ukrainas, sulmuesi i skuadrës italiane Dovbik i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Sukses i madh për Beshiktash, skuadrën ku luajti titullar edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Ernest Muçi. Turqit fituan 1 me 0 në Francë kundër Lionit. Goli i suksesit u shënua nga Xhedson Fernandes në minutën e 71…Fitore jetike edhe për Porton  2 me 0 në fushën e vet kundët gjermanëve të Hofenhajm falë realzimeve të Xhalo dhe Omorodion.

E njëjta gjë vlen edhe për Atletik Bilbaon që u ngjit në kuotën e 7 pikëve në rënditje, pasi mundi në fushën e vet 1 me 0 Sllavian e Pragës. Golin e çmuar për basket e shënoi Niko Ulliams.  Fitore e thellë dhe festë për Rangers të Nedim Bajramit 4 me 0 në shtëpi ndaj Steao Bukuresht. Bajrami luajti titular, por nuk shënoi në këtë ndeshje. Në sfidat e tjera spikati triumfi 3 me 0 i Ajaksin legjendar jashtë fushe Karabakun 3 me 0. Golat e Tejlor, Verghost dhe Akpom i dhanë mundësi Ajaksit të ngjitet në kuotën e 7 pikëve. Ndër rezultatet e tjera Olimpiakos mundi Malmo 1 me 0, Ajntraht Frabnkuftr fitoi me letonezët e RFS, ndërsa  Sociedad mundi Makabi Tel Aviv. /vizionplus.tv

Next Post

Tenis/ Djokovic tërhiqet nga turneu i fundit Masters

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.